Ambasadori Kosnett dhe Minxhozi diskutojnë për situatën politike dhe menaxhimin e pandemisë në Kosovë

0
371

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett kanë biseduar për menaxhimin e situatës pandemike në Kosovë.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook nga faqja e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar po ashtu edhe rreth situatës politike në vend.

“Ambasadori Minxhozi priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Sh. T. Z. Philip J. Kosnett. Gjatë takimit, ata diskutuan rreth situatës politike në vend, si dhe lidhur me menaxhimin e situatës pandemike nga autoritetet kosovare”, kanë njoftuar nga ambasada.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 669 raste të vdekjes.

IKSHPK ka njoftuar po ashtu se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAmbasadaPrishtine%2Fposts%2F3757796614233455&show_text=true&width=552&height=653&appIdShfaq s

Leave a Reply