Ambasadori gjerman: Votuesit dhanë mandat të fortë për ndryshim

0
285

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka biseduar me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai në rrjetin social Twitter ka thënë se me Osmanin ka folur për zgjedhjen e Qeverisë së re dhe atë të presidentit.

“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit kanë dhënë një mandat të fortë për ndryshim.Diskutuam për formimin e Qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet e tjera, përfshirë rendin dhe ligjin, luftimin e korrupsionit dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Të dytë theksuam bashkëpunimin Kosovë-Gjermani”, shkroi ai./IndeksOnline/

Leave a Reply