Albulena Haxhiu: Tarifat e përmbaruesve privat janë më të lartat në rajon

0
321

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës, Arben Gashi, ku kanë diskutuar për ndryshimet e nevojshme ligjore, si dhe mundësinë për të bërë një analizë të mirëfilltë financiare lidhur me përmbarimin.

Mes Haxhiut dhe Gashit është diskutuar nevoja për ndryshimin e ligjit për procedurën përmbarimore si dhe nevojën për rishqyrtimin e tarifave të përmbaruesve.

Me këtë rast e para e Drejtësisë në Kosovë tha se konsiderohen më të lartat në rajon dhe se duhet të ulen.

Albulena Haxhiu theksoi se mbetet e përkushtuar për të ofruar mbështetjen e nevojshme në forcimin e mbikëqyrjes së profesioneve të lira në përgjithësi, duke fuqizuar edhe rolin e ministrisë dhe departamentit përkatës në këtë drejtim dhe po ashtu për angazhimin dhe ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente për qytetarët e vendit.

Leave a Reply