Albulena Balaj – Halimaj merr mbështetje të madhe edhe nga gratë e Zhurit (FOTO)

0
131

Si asnjëherë më parë është vërejtur një mobilizim i madh i grave të Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 6 tetorit.

E si rrjedhojë, kandidatja për deputete nga ky subjekt politik, Albulena Balaj – Halimaj, ka thënë se edhe nga Zhuri Nisma Socialdemokratë mori mbështetje. E përcjellur nga kandidatja tjetër për deputete, Arbana Hajdari dhe kuvendarja, Lirije Bytyqi, me gratë nga Zhuri kanë biseduar për rolin e tyre në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Edhe nga Zhuri Nisma Socialdemokrate mori mbështetje.
Gratë e Zhurit ditën t’i japin shumë Kosovës, ato u përkrahën gjithmon nga burrat zhurjan.

Bashkë me znj Berisha, kuvendarën e Nismas Lirije Bytyqi, kandidatën për deputete Arbana Hajdarin diskutuam për rolin e gruas zhurjane në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nimsa 💜”, ka thënë Balaj – Halimaj./04 Online

Fotografia e Albulena Balaj Halimaj
Fotografia e Albulena Balaj Halimaj
Fotografia e Albulena Balaj Halimaj

Leave a Reply