Albin Kurti thotë se nuk do të respektojë marrëveshjen e Uashingtonit nëse kthehet në zyrë

0
469

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se nëse subjekti i tij kthehet në qeverisje, atëherë nuk do të respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit të arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Kurti ka thënë se ajo marrëveshje është nënshkruar nga një kryeministër jolegjitim dhe ka thënë se ndërmjetësuesit nuk duhet që të shtyjnë përpara marrëveshje që ndërlikojnë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e Kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe j transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”

“Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, përfundon ai. /Express

Leave a Reply