Akuzohet për sulm seksual, çka deklaroi Numan Baliq në seancën e sotme

0
374

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “sulm seksual”.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Pejë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardiana Veseli, i akuzuari Baliq nuk e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë

Në këto rrethana, gjykatësi Shaqë Curri e njoftoi atë dhe mbrojtësen e tij, avokaten Aurora Mulhaxha, lidhur me të drejtën për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës, në afat prej 30 ditësh.

Pas kësaj, avokatja Mulhaxha kërkoi që klientit të saj t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër, për të cilin propozim prokurorja Veseli deklaroi se ia lë në vlerësim gjykatës për të vendosur.

Deklarim të njëjtë me atë të prokurores pati edhe mbrojtësi i viktimave, Demë Hasanaj.

Kurse i akuzuari Baliq tha se e mbështetë fjalën e mbrojtëses së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kam qenë që 55 dite pa faj në paraburgim, e ky është një montazh. Është një vendim i drejtë nëse unë mbrohem ne liri, se jam i pafajshëm, apo eventualisht të me caktohet ndonjë masë tjetër”, deklaroi Baliq.

Lidhur me këtë, gjykatësi Curri deklaroi se do të vendosë me shkrim, për çka palët do të njoftohen me kohë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, e ngritur më 29 shtator të këtij viti, i pandehuri Numan Baliq akuzohet se me 12 gusht të këtij viti, në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës. /BetimipërDrejtësi/

Leave a Reply