Aktorët rezidentë të Teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” nënshkruajnë kontratat dyvjeçare

0
482

Sot, pas një pritjeje të gjatë, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, aktorët rezidentë të Teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu” nënshkruan kontratat dyvjeçare me mundësi vazhdimi, thuhet në njoftimin e Teatrit të Prizrenit, transmeton 04 Online.

“Nënshkrimi i kontratave erdhi pas një konkursi publik, i cili u hap menjëherë pas miratimit të Ligjit për Teatrot, duke i dhënë kështu fund problemit shumëvjeçar të financimit.

Drejtori i Teatrit, Fetah Paçarizi, u shpreh se ky është një hap shumë i rëndësishëm për teatrin e qytetit dhe se do të kontribojë që aktorët të kenë më shumë vullnet gjatë punës së tyre dhe të sjellin çmime nga festivale të ndryshme tek qyteti ynë”, thuhet në njoftim./04 Online  

Leave a Reply