Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen katër persona

0
93
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur dje në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Sipas raportit të Policisë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave, një veturë me targa lokale dhe një veturë me targa të huaja. Si pasoj e aksidentit për veç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra K-Shqiptare dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply