Aksident në Prizren, një i lënduar

0
60
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku në mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ismail Kryeziu”, në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/shqiptarë, ku si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply