Aksident mes dy veturave në Prizren, shoferët bëhen për spital

0
416

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 mes dy veturave në rrugën “Ismail Kryeziu”, ku deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda policisë bëjnë të ditur se përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy ngasësit e veturave të cilëve ju është ofruar trajtimi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Po ashtu, këta të fundit janë liruar për në shtëpi.

Leave a Reply