Aksident i rëndë në Prizren

0
399
Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prizren në hyrje të tranzitit. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklist.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se nga ky aksident një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në emergjencë për trajtim.

“Ka ndodhur një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklisti. Përveç dëmeve materiale është lënduar edhe një person i cili është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Osmanollaj. /Telegrafi/

Leave a Reply