Aksident i rëndë në Prizren, dyshohet se ka edhe të lënduar (FOTO)

0
1899

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prizren, dyshohet se ka edhe persona të lënduar, shkruan Gazeta Express

Rasti ka ndodhur në rrugën e transitit në Prizren, ku një veturë ka rënë në lumë.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se dëmet materiale janë të mëdha, ndërkaq të njëjtit kanë thënë se dyshohet se të paktën dy persona janë lënduar.

Express do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksident.

Leave a Reply