AKP-ja ndërpret punimet në objektin e Administratës së Prizrenit (DOKUMENT)

0
88

Agjencia Kosovare e Privatizimit( AKP) kërkon ndalimin e punimeve në objektin “Bankkos” që shfrytëzohet nga Administrata e Komunës së Prizrenit.

Kërkesa për ndërprerjen e punimeve i është dërguar kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

“Ju njoftojmë që në kuadër të mandatit të AKP-së është edhe NSH “Bankkos”, e cila është në proces të likuidimit që nga data 14. 6. 2014 dhe menaxhohet nga Autoritet i Likuidimit”, thuhet në letrën AKP-së, të cilën e ka siguruar “PrizrenPress”.

Komuna e Prizrenit ka filluar punimet në objektin e Administratës, në kuadër të projektit “One Stop Shop” (Qendra me një ndalesë).

Projekti i “One Stop Shop” do të mundësonte reformimin e tërësishëm të Komunës së Prizrenit në aspektin e shërbimeve administrative, duke ofruar shërbime efikase dhe të shpejta për qytetarët e komunës dhe duke e bërë Prizrenin komunë e parë në Kosovë që ofron shërbime të tilla.

Agjencia Kosovare e Privatizimit( AKP) kërkon ndërprejen e menjëhershme të punimeve.

“Jemi të informuar se komuna e Prizrenit ka nisur punimet në objektin e ‘Bankkosit’. Ju njoftojmë se komuna nuk ka paguar asnjëherë qira e shfrytëzimit, ndërsa tash ka filluar punimet pa pëlqimin e AKP-së”.

“Prandaj, kërkojmë që menjëherë të ndërpriten punimet që janë duke u zhvilluar”./PrizrenPress.com/

Leave a Reply