Afrim Tejeci i AKR-së tregon se cili është plani i tij për ndërmarrësit dhe zejtarët e Prizrenit

0
243

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e Aleancës Kosova e Re (AKR), Afrim Tejeci ka treguar se e sheh të domosdoshme që t’i kushtohet vëmendje e veçantë ndërmarrësve dhe zejtarëve në këtë komunë.

Sipas tij, ata janë të rëndësishëm në ekonominë e Prizrenit, prandaj në plan programin e tij ka planifikuar ta ndërtojë një qendër e cila do t’u krijojë atyre hapësirën e nevojshme.

“Duhet të jepet hapësirë për njëzetepesë ndërmarrës dhe zejtarë për veprimtaritë e tyre përmes krijimit të një qendre,” – tha ai në CONTEXT të ATV-së.

Tejeci ka treguar se krijimi i kësaj qendre do të bëhet në pjesën historike të qytetit, por pa e dëmtuar atë./ATV LIVE/

Leave a Reply