Abrashi: Nga takimi në Bruksel doli në pah vetëm se Hoti di të flasë serbisht

0
462

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media tha se takimi i djeshëm i kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin serb Aleksndar Vuçiq nuk ka qenë produktiv.

Deputeti Artan Abrashi tha se e vetmja gjë që doli në pah nga ai takim është se Hoti di të flasë serbisht, njofton Klan Kosova.

“Dialogu po zhvillohet pa platformë. Nga gjithë ai takimi i djeshëm doli në pah vetëm që Hoti flet gjuhën serbe. Zotëri Hoti nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet për të përfaqësuar Kosovën”

Ndërkaq, ai foli edhe për tubimin e 12 qershorit të Vetëvendosjes duke thënë se as ky organizim apo ndonjë tjetër i partisë në kohën e pandemisë nuk u bë kundër rregullave që parandalojnë përhapjen e virusit.

“VV konsideron së të gjitha organizimet kanë qenë në përshtatje me rregullat që i rekomandojnë edhe organizatat shëndetëosre. Të gjitha org animimet që i kemi bërë janë në përputhje me rregullat, që ne mendojmë se i jemi përshtat në mënyrën më të mirë”.

Abrashi tha se edhe pse për ta shëndeti publik është në rend të parë prapë nuk mund të anashkalohen gjëra e tjera që ndodhin në vend.

Leave a Reply