Abdixhiku: Po të kishim fituar zgjedhjet, Albin Kurti do të ishte president

0
56

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se po të kishte fituar LDK’ja zgjedhjet e 6 tetorit marrëveshja do të ishte arritur brenda 24 orëve.

“Tashmë do ta kishim qeverinë me VV-në 24 orë pas certifikimit. Me siguri Kurti do të ishte presidenti i ardhshëm, e një anëtar i VV-së kryetar i Kuvendit”, ka thënë ai

Ai po ashtu ka thënë se me VV’në janë marrë vesh para zgjedhjeve se do të ndahen postet politike, e këtu ai thotë se do të përfshihej edhe posti i presidentit.

“Ka qenë pjesë e një marrëveshje paraprake, draft-marrëveshje ku është thënë se çështjet e pozitave politike do të diskutohen brenda partnerëve. Nuk është diskutuar në detaje sepse as marrëveshja s’ka qenë voluminoze siç është tani sepse nuk e dinim se si do të dalim prej zgjedhjeve. Ka një draft por nuk është diskutuar, ka qenë kapitull, pikë e një dokumenti”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka kritikuar Vetëvendosjen duke thënë se “në momentin që ka mosmarrëveshje, nuk duhet të zmadhohen ato”.

“Ose je naiv për të shkatërruar marrëveshjen, ose je i porositur për ta shkatërruar marrëveshjen”, ka thënë ai në KTV.

Po ashtu, Abdixhiku ka thënë se po të shkohet në zgjedhje tjera atëherë LDK nuk mund të bashkëpunojë më me VV’në, dhe se këta të fundit dueht të kërkojnë një partner tjetër.

Leave a Reply