AAK sot e prezanton programin e saj zgjedhor 2021-2025

0
331
Foto: Arkiva

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot në orën 15:00, do ta prezantojë programin e saj zgjedhor, në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë.

Së fundi, AAK-së, i janë bashkuar shumë figura publike, në garë për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka theksuar se brenda listës së Alencës, janë shumë ekspertë të fushave e profesionistë të mirë, të cilët do ta përfaqësojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kujtojmë, që dje gjatë ditës, edhe PDK, prezantoi programin e saj, ku premtoi rritje të pagave mbi 30 përqind për sektorin privat dhe publik, si dhe për pensionet e qytetarëve të Kosovës./Periskopi

Leave a Reply