AAK-ja propozon Haradinajn për president

0
687

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka shpallur kandidaturën e tij për president. Ish-kryeministri pas takimit që pati të mërkurën me strukturat e larta të partisë njoftoi që do të jetë pretendent për shef shteti.

Ndërkohë, pas këtij takimi para mediave ka folur edhe Ardian Gjini. Ai ka thënë që vendi nuk është i gatshëm për zgjedhje e duhet të mendohet edhe si të veprohet në rast se konfirmohet aktakuza ndaj presidentit aktual, Hashim Thaçi.

Tutje, AAK-ja pas kësaj mbledhjeje ka përsëritur qëndrimin e saj se nuk e përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh.

Këshilli Drejtues i AAK-së e ka autorizuar Haradinajn të zhvillojë çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të Qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do të vijë në rend të ditës./Koha

Leave a Reply