A janë kushtetuese masat dhe ora policore që është vendosur në Prizren?

0
481

Qeveria Hoti vazhdon t’i rezistojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me infrastrukturën ligjore që duhet krijuar në funksion të luftës kundër pandemisë COVID-19.

Në kundërshtim me aktgjykimin e institucionit më të lartë për interpretimin e Kushtetutës, Qeveria ka miratuar masat e reja. Por, sipas Kushtetueses, Qeveria nuk është autoriteti që mund të kufizojë ndonjë të drejtë dhe liri themelore përmes vendimeve, nëse një kufizim i së drejtës përkatëse nuk është paraparë me ligj të Kuvendit.

Ndër arsyet e rrëzimit të Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Kurti ishte edhe menaxhimi i pandemisë. Pasi Kuvendi ia hoqi mandatin Qeverisë së kaluar, ajo nuk ka mundur të procedojë nisma ligjore. Tani Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i legalizuar masat ndaj koronavirusit. Veç kësaj, kundërthënës në deklarata janë shfaqur edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe vartësi i tij, ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përkitazi me kushtet brenda klinikave ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus, raporton

Përfaqësues organizatash të shoqërisë civile kanë shprehur zhgënjim lidhur me qasjen e institucioneve për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se që nga shpallja e kësaj pandemie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, institucionet kanë dështuar në miratimin e kornizës ligjore adekuate, dhe se kjo ka ndikuar që menaxhimi i kësaj pandemie të bëhet duke shkelur vazhdimisht dispozitat e Kushtetutës dhe duke cenuar rëndë të drejtat dhe liritë e njeriut në Kosovë.

Leave a Reply