A e përhap Koronavirusin uji i detit? Përgjigjet mjeku i njohur

0
456

Java do të nisë me masa të mëdha lehtësuese, ku ndër to do të jenë edhe hapja e plazheve.

Por një shqetësim që po ngrihet nga njerëzit, është se a transmetohet koronavirusi nëpërmjet ujit të detit.

Për këtë gjë ka folur edhe vetë shefi i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj, i cili tha se uji nuk është problem për përhapjen e virusit.

Ai tha se rrezikshmëria lidhet me qëndrimin nëpër çadra dhe mosrespektimi i distancave të lejuara. Por për këtë do të jepen udhëzime shtesë në ditët në vazhdim.

Gjithashtu ai theksoi se duhet të kemi kujdes jo vetëm nëpër plazhe, por në çdo ambient publik, pasi shqiptarët e kanë zakon grumbullimin ndërmjet tyre.

Leave a Reply