934 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë

0
430

Pos pandemisë së COVID-19, Kosova po përballet edhe me situatën epidemiologjike të etheve hemorragjike.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ka thënë se këtë vit ende nuk ka të infektuar nga rriqrat por vetëm të pickuar.

“Ne deri sot në Komunën e Malishevës kemi regjistruar 834 raste të pickimeve nga rriqrat, por që nuk janë infeksione dhe qindra të tjerë janë të pickuar në komunat tjera. Në krahasim me vitet tjera këtë vit pickimet janë shumë më të pakta në intensitet”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Ramadani thotë se për këtë sukses në përballjen me ethet hemorragjike kanë ndikuar rekomandimet IKSHPK-së të ndjekura nga qytetarët dhe masat e marra nga IKSHPK.

Leave a Reply