915 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar, 744 me oksigjeno-terapi

0
358

Shërbimi Shëndetësor, Klinik  dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 915 pacientë me koronavirus janë të hospitalizuar në QKUK dhe në spitalet e tjera rajonale, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit 744 prej tyre janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit të punës, për datën 30 mars 2021, në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 915 pacientë.

744 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

42 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve

35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

744 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë:

315 të konfirmuar me Sars Cov-2

16 në gjendje të rënduar

303 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 115 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 90 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 48 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 8 paciente

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 17 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 539 pacientë:

429 të konfirmuar pozitivë

19 në gjendje të rënduar shëndetësore

375 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 132 pacientë

Spitali i Gjakovës, 90 pacientë

Spitali i Pejës, 78 pacientë

Spitali i Gjilanit, 113 pacientë

Spitali i Ferizajt, 67 pacientë

Spitali i Mitrovicës,35 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë

Leave a Reply