9 ditë nga vendimi për masat e reja/ Mbi 7 mijë gjoba shqiptoi Policia e Kosovës

0
318

Sot janë bërë 9 ditë qëkur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat e reja antiCovid, shkruan IndeksOnline.

Ndër masat e reja është ora policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00, mbyllja e gastronomisë dhe mbajtja e maskës në gojë dhe hundë.

Nga Policia e Kosovës për IndeksOnline kanë bërë të ditur se nga data 7  deri më 13 prill janë shqiptuar mbi 5 e 700 gjoba.

Kurse, për dy ditë, të mërkuren dhe të enjten janë shqiptuar 1 mijë e 783.

“Gjatë periudhës kohore 07.04.2021 deri më datë 13.04.2021 janë shqiptuar gjithësejt 5795 gjoba në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Kësisoj, që nga vendimi për masat e reja  janë dënuar 7 mijë e 578 persona.

Sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej 200 euro.

Kurse, prsoni fizik i cili nuk respekton vendimin për mbajtjen e maskës,dënohet me gjobë prej 35 euro.

“Personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohen me gjobë prej dy mijë (2000) euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë me dymijë (2000) euro.

2. Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit”, thuhet në ligj.

Mjetet financiare të mbledhura nga masat ndëshkimore derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës./IndeksOnline/

Leave a Reply