838 qytetarë gjobiten për mosrespektim të Ligjit COVID-19

0
340
Foto: Arkiva - Ilustrim

838 qytetarë në 24 orët e fundit në Kosovë, janë gjobitur për mosrespektim të Ligjit COVID-19. Ndërsa, 1 mijë e 89 janë gjobitur për mosrespektim të rregullave në trafik, raporton Gazeta Express.

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj qindra gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shqiptuar 838 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar këtë Ligj.

Ndërsa, edhe ditëve të kaluara ajo ka shqiptuar qindra gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit PK ka shqiptuar edhe 1 mijë e 89 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kujtojmë që me marrjen e masave mbrojtëse kundër COVID-19, policisë i ishte kërkuar që të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk i respektojnë ato.

Kësisoj, kjo e fundit për çdo ditë po shqipton qindra gjoba./Express

Leave a Reply