8 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
506

Në 24 orët e fundit në Kosovë tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, duke e çuar shifrën totale në 177.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 220 raste të reja. Janë testuar 472 mostra në 24 orët e fundit. 

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Pejës 23 raste, komuna e Ferizajt 13 raste, komuna e Podujevës 12 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Istogut 6 raste, komuna e Gjilanit 6 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Vitisë 5 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Kamenicës 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Klinës 4 raste, komuna e Malishevës 4 raste, komuna e Obiliqit 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Prizrenit 2 raste, komuna e Rahovecit 2 dhe komuna e Mitrovicës me një rast.

Numri total i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 7137, ndërsa raste aktive janë 3086. Kanë vdekur 177 persona, ndërsa janë shëruar 3864. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 121 persona.

Ndërkohë në kuadër të spitaleve dhe klinikave në SHSKUK janë të hospitalizuar 564 pacientë që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre 354 janë të konfirmuar me COVID-19. 17 nga pacientët janë në respiratorë, 18 me CPAP dhe 353 me oksigjenoterapi./Koha

Leave a Reply