8 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

0
451

Instituti Kombëtar i Shëndetsëisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë të vdekur e numër rekord rastesh të reja me COVID-19, 276.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 185, ndërkohë i të prekurve me koronavirus në 7.413.

Raste aktive janë 3.201.

“Ditët e fundit është rënduar situata edhe pse ne akoma e kemi nën kontroll situatën. Mbingarkesa është bërë për shkak te neglizhimit të masave”, ka thënë Naser Ramadani nga IKSHPK-ja./Koha

Leave a Reply