70 vaksina kundër koronavirus po përpunohen, testohen gjithandej nga shtetet e zhvilluara në botë

0
405

Shkencëtarët në të gjithë globin aktualisht janë duke punuar në 70 vaksina të mundshme të koronavirusit.

Katër prej vaksinave kanë filluar ose duhet të fillojnë testimet tek njerëzit ndërsa 66 vaksina të tjera janë në fazën paraklinike shkruan Express.co.uk

Profesori Jeffrey Almond, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Oksfordit, tha që ka të ngjarë të paktën një prej këtyre vaksinave të jetë efektive përcjell Gazeta Shneta.

Zhvillimi, testimi dhe prodhimi i një vaksine zakonisht zgjat 10-15 vjet, por studiuesit shpresojnë ta zvogëlojnë atë në 12-18 muaj.

Një vaksinë e zhvilluar nga CanSino Biologics Inc e renditur në Hong Kong dhe Instituti i Bioteknologjisë i Pekinit po udhëheq garën, me ekipin që shpreson të fillojë së shpejti provat “fazë e dytë ” në Kinë.

Një listë e gjetur në ‘Regjistrin Klinik të Testimeve Kineze’ tregon se ata po planifikojnë të rekrutojnë 500 pacientë.

Gjysmës do t’i jepet një dozë e mesme e vaksinës, një e katërta një dozë e ulët dhe një e katërta e një placebo.

Dy vaksina të tjera po iu bëhen testet e “fazës së parë” nga ndërmarrjet amerikane Moderna dhe Inovio Pharmaceuticals.

E katërta është duke u zhvilluar nga profesorja e Oksfordit, Sarah Gilbert.

Stephen Evans, një profesor i farmakoepidemiologjisë, tha se numri i vaksinave të kandidatëve ishte “mbresëlënëse”, por paralajmëroi se mbetet për tu parë nëse ato do të funksionojnë.

Leave a Reply