6 pjesëtarë të FSK-së të infektuar me coronavirus

0
83

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për të ndihmuar institucionet dhe qytetarët e Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet për të menaxhuar situatën me pandeminë, ka thënë Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se edhe pjesëtarë të FSK-së  janë prekur nga COVID-19, por që fatmirësisht asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

“Në FSK nuk kemi pasur asnjë rast të vdekur nga COVID-19.  Aktualisht 6 pjesëtarë janë të infektuar dhe fatbardhësisht janë duke u trajtuar në shtëpi. Ekipet tona mjekësore janë në përkujdesje të tyre, kemi edhe 35 të tjerë që janë të vetizoluar, për shkak të kontakteve,  por nuk kanë simptoma. Gjendja përbrenda institucionit është e mirë dhe është nën kontroll”, ka thënë Rama, për Ekonomia Online.

Në kohën kur vendi po përballet me rritje të numrit të të infektuarave me Coronavirus, nga kryeministri Hoti,  është përmendur një mundësi që spitali i Ushtrisë së Kosovës, të jetë në dispozicion të qytetarëve të infektuar, nëse ato civile nuk mund të t’i përballojnë.

E për këtë, Rama është shprehur i gatshëm, duke thënë se misioni i FSK-së është që të ndihmojë institucionet dhe qytetarët.

“Ne kemi mbështet autoritet civile sepse ky është mandati jonë. Të gjitha kapacitete logjistike qofshin mjekësore, apo transportimin e njerëzve që kemi bërë,  nga  pikat kufitare apo Aeroporti. Të gjitha janë të hapura, po lutemi dhe shpresojmë që këto mos të përdoren. Jemi të hapur dhe do i mbështesim”, ka thënë Rama.

Ai po ashtu ka thënë se FSK-ja do të jetë në dispozicion edhe nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme duke vepruar sipas rolit të saj në një situatë të tillë.

“Ne jemi të këtij vendi dhe do të bëjmë ma të mirën për qytetarët tonë sepse ky është  obligimi dhe detyrimi jon Kushtetues dhe ligjor”, ka thënë Rama.

Leave a Reply