48 raste të reja me COVID 19 në Kosovë

0
446

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, nga 645 testime që janë kryer, 48 kanë rezultuar pozitiv me COVID 19, raporton Gazeta Express.

Këto komente Zemaj i ka bërë pas takimit që ka pasur sot me Komitetin për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me Covid-19, ku u diskutua për situatën epidemiologjike në vend si dhe për përgjegjësitë që duhet t’i ketë secili në dikasterët në mënyrë që edhe tash pas lirimit të masave, situata me Covid 19 të jetë e menaxhueshme.

Lexo Edhe:
Vazhdojnë luftimet në Azerbajxhan, vriten 28 separatistë armenë të Karabakut
“Edhe sot kemi situat të kënaqshme sa i përket lakores së infeksionit, brenda 24 orëve nga 645 testime sa janë bërë, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Ligji për Parandalimin e përhapjes së Covid-19, i ka dhënë MSh-së më shumë kompetenca për të ushtruar rolin e saj prej lideri në menaxhimin e pandemisë Covid-19, por u ka dhënë edhe ministrive dhe agjensive të tjera përgjegjësi për ta zbatuar këtë ligj”, ka shkruar Zemaj.

“Andaj, secili të jemi të përgjegjshëm aty ku jemi të ngarkur dhe assesi nga neglizhenca e ndonjërës hallkë të dështojë gjithë kjo punë e madhe që është bërë, sepse është parë që vetëm së bashku mund ta fitojmë luftën kundër pandemisë. Nga ky takim, ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë më përgjegjësinë më të lartë masat mbrojtëse duke bartur maskën, ruajtur distancën dhe higjienën, sepse vetëm kështu mund t’ia dalim së bashku. Respektimi i ligjit duhet të vlej për të gjithë. Policia, inspektoratet dhe secili institucion duhet të bëj punën e vet. Asnjë organ i drejtësisë, me ligjin e ri, nuk ka më hapësirë për të kërkuar arsye amnistimi dikë që shkel rregullat. Për këtë qëllim, do të shtojmë numrin e inspektorëve për 75, që bashkë me Policinë e Kosovës do të ndihmojnë në zbatimin e masave të reja”, ka shkruar ai./GazetaExpress/

Leave a Reply