40 policë në Prizren do të testohen për COVID-19

0
416
Foto: Ilustrim

Ditë më parë rezultuan tetë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Prizrenit, njëri ndër ta është edhe një zyrtar policor.

Në lidhje me këtë, sot dhe të shtunën do të testohen 40 zyrtarë policorë, të cilët dyshohet që mund të kenë pasur kontakt me policin i cili rezultoi i infektuar me COVID-19.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, zyrtari policor i prekur me COVID-19 është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin është i izoluar në shtëpinë e tij.

“Nga testimet që u bënë, njëri nga ta është zyrtar policor i cili për momentin është shumë mirë me shëndet dhe është në shtëpinë e tij. Ndërsa 40 policë të tjerë të cilët dyshohet që mund të kenë pasur kontakt me policinë do të testohen sot dhe nesër. 20 policë do të testohen sot dhe 20 nesër, të gjithë të gjurmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik si raste kontakti të drejtpërdrejt apo si rrethi i dytë i rasteve të kontaktit”, ka thënë Osmanollaj.

Ndër të tjera Osmanollaj, tregoi se puna e Policisë në rajonin e Prizrenit, vazhdon pa problem, pasi sipas tij, ka staf të mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha detyrat në terren. /Telegrafi/

Leave a Reply