29 aksidente trafiku në Kosovë në 24 orët e fundit

0
300
Foto: Arkiva - Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 29 aksidente trafiku.Policia bën të ditur se 11 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse 18 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës, po ashtu ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 805 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Në 24-orët e fundit janë arrestuar edhe 22 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse dy në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply