27 persona nga Prizreni janë të prekur me COVID-19, nga ta katër po trajtohen në Infektivë

0
532

Në komunën e Prizrenit mbrëmë janë paraqitur pesë raste të reja me Covid-19. Të gjitha këto, sipas kryetarit të kësaj komune, Mytahir Haskuka, janë raste të kontaktit.

Këto detaje i dha për Express, kreu i komunës së Prizrenit. Sipas tij, deri më tani në këtë komunë të prekur i kemi 27 qytetarë me koronavirus.

“Janë katër persona të cilët janë të shtrirë në QKUK, saktësisht në Klinikën Infektive. Unë u kam dërguar të gjithëve mesazhe dhe u kam thënë se jemi këtu, për t’i ndihmuar ata”, thotë ai.

Megjithatë, Haskuka tregoi se sa po i respektojnë prizrenasit rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për vetizolim.

“Unë personalisht kam dalë në markete dhe e kam pa se nuk ka grumbullime nëpër sheshe e parqe. Ne kemi vendosë shirita. Punë shumë të mirë janë duke bërë të gjithë në Prizren”, thotë Haskuka.

Leave a Reply