2 mijë e 286 raste aktive me COVID-19

0
379

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 76 raste të reja me COVID-19 dhe 165 janë shëruar.

Ndërsa, nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19m numri i rasteve pozitive ka shkuar në 14 mijë e 839, derisa nga virusi korona u shëruan 11 mijë e 949.

Të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tregojnë se 604 persona kanë vdekur shkak i infektimit me virusin korona.

Kurse 2 mijë e 286 janë raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Në të dhënat e 24 orëshit të fundit, Prishtina ka 12 raste të të infektuarve, e më pas me 11 raste është Gjilani.

Rastet pozitive janë edhe nga komuna e Klinës 9 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Pejës 5 raste, komuna Podujevës 5 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Istogut 2 raste, komuna e Mitrovicës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

Leave a Reply