19 vjet pasi i shpëtoi atentatit, Rudi kërkon ulëse në Kuvend

0
45

Pasditja e 15 dhjetorit të vitit 2000 ka qenë tragjike për Fetah Rudin.

Gjatë kthimit në Malishevë nga takimi i përjavshëm me ish-presidentit Ibrahim Rugova, Rudi u bë cak i një atentati, nga lëndimet e të cilit, mbeti në karrocë, raporton KTV.

Ndonëse asnjëherë nuk ndaloi aktivitetin politik, Rudi 19 vjet pas atentatit, është i gatshëm për një sfidë të re, të bëhet deputet i legjislaturës së shtatë.

55-vjeçari thotë se në Kuvend nuk do të rrijë i heshtur. Ai thotë se do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta, si dhe do të kërkojë llogari për vrasjet politike.

Për kandidatin për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë problem as mungesa e infrastrukturës për persona me karroca në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Nga zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, Fetah Rudi është i bindur që do të dalë fitues. E gjithë kjo, falë mbështetjes që thotë se e gëzon te qytetarët dhe strukturat e LDK-së.

Leave a Reply