14 të vdekur nga coronavirusi dhe 583 raste pozitive në 24 orët e fundit

0
277

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 9.634 testime, 583 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.944 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 135.258.

Në total numri i rasteve aktive është 18.548.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.807 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.015.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 355.633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Leave a Reply