13 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

0
454
Foto: Ilustrim

13 persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 245 raste të reja.

Numri total i të vdekurve në Kosovë ka arritur në 249. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 133 persona.

IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 468 mostra të testuara, 245 kanë rezultuar pozitive.

Më së shumti raste ka nga Prishtina, 71 sosh, pasuar nga Podujeva 24, Gjilani 18 e Gjakova 15. Mitrovica e Peja i kanë regjistruar nga 14 raste, Ferizaj 11 raste.

Fushë Kosova tetë raste, Klina shtatë, Istogu gjashtë, Deçani, Dragashi, Lipjani e Vitia nga pesë, Drenasi, Skenderaj, Suhareka nga tri raste, Malisheva, Obiliqi e Shtimja nga dy raste, ndërsa nga një në Graçanicë e Kaçanik./Koha

Leave a Reply