12,373 qytetarë nga Suhareka të vaksinuar kundër COVID-19

0
344
12,373 qytetarë të Komunës së Suharekës tashmë janë vaksinuar kundër COVID-19. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Këto shifra Kuqi i ka bërë të ditura gjatë seancës së shtatë të rregullt të asamblesë komunale në Suharekë, ku gjithashtu ka ftuar qytetarët që të vaksinohen.

Ndër tjera drejtoresha ka treguar se plani i vaksinimit po shkon sipas planit dhe se QKMF ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të vaksinave.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u shërua edhe një pacient nga Suhareka, ku tashmë fatmirësisht nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19 në këtë komunë./Suhareka Online

Leave a Reply