120 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 16 raste në Prizren

0
420

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 120 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 452 mostrave, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 30 raste, komuna Prizren 16 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Rahovec 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Suharekë.

Me këtë shifër, numri i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 13 mijë e 454, me gjithsej 525 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./Gazeta Expresshttps://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2F3041462125981771&width=500 

Leave a Reply