1 mijë e 347 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

0
415

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në 1.347. Kjo pasi në muajin e fundit rastet e reja kanë shënuar rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar rritje.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 15.705, ndërsa janë shënuar 627 viktima.

13.731 pacientë janë shëruar, ndërsa aktive kanë mbetur 1.347.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.705 raste nga 69.108 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 54 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.347”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Leave a Reply