04 Online shpall më të mirët e vitit 2019 në Prizren

0
223

Viti 2019 është karakterizuar me zhvillime të shumta e të ndryshme në qytetin e Prizrenit.

Sfida, konteste, pakënaqësi, të arritura, zotime, rezultate të mira, dështime e çka tjetër jo. Por 04 Online ka spikatur disa zhvillime e të cilat kanë ndikuar për të zgjedhur më të mirët e këtij viti.
Përzgjedhja është bërë në kuadër të përcjelljes së aktiviteteve si medie, andaj vlerësimi është kryekëput i 04 Online.

Si rrjedhojë, më të mirët e vitit 2019 për 04 Online janë Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, Drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj dhe Arsim Berisha, Kryeshef i QKMF-së. Ndërkaq, nga radhët e opozitës e ka zgjedhur si më të mirin, Jeton Bytyçin, Koordindator i Degës së PDK-së, kurse kuvendarin më aktiv, Ilir Baldedaj, ndërkaq nga Shoqëria Civile, Naim Cahani.

Si më poshtë janë të renditura disa nga të arriturat e Drejtorisë së Shëndetësisë nën udhëheqjen nga treshja, Shehu, Elezkurtaj e Berisha:

  • Brenda një viti 1 milion shërbime;
  • Në muajin janar ka filluar shërbimi i analizës të gjëndrës tiroide, i vetmi shërbim në Komunën e Prizrenit në nivel vendi;
  • Në muajin mars QKMF fillon të punojë 24 orë;
  • Në muajin maj është bërë themelimi i njësisë diabetike, i vetmi shërbim në Komunën e Prizrenit në nivel vendi;
  • Në muajin korrik fillon shërbimi i kujdesit paliativ, i vetmi shërbim në Komunën e Prizrenit në nivel vendi;
  • Në muajin shtator fillon dhënia e terapisë infuzive, i vetmi shërbim në Komunën e Prizrenit në nivel vendi;
  • Në muajin nëntor fillon shërbimi chekup për sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetike;
  • Në muajin dhjetor filon shërbimi chekup për gjëndrën tiroide, etj.
    Prandaj, jo rastësisht këtë sektor dhe treshën që e udhëheqin atë, 04 Online i ka zgjedhur si më të mirët e këtij viti në kuadër të qeverisë lokale.

OPOZITA
Jo rastësisht 04 Online e ka zgjedhur si më të mirin nga opozita, Jeton Bytyçin (Koordinator i PDK-së), pasi gjatë tërë vitit 2019 pothuajse ka qenë zëri i vetëm i PDK-së në Prizren duke kundërshtuar politikat lokale, duke kritikuar, duke dhënë propozime e sidomos duke tërhequr vëmendjen e publikut për zhvillime të caktuara në politikën lokale në Prizren. Prandaj, Bytyçi është parë nga 04 Online si simbol i zërit opozitar.

KUVENDARËT
Nga ana tjetër, Ilir Baldedaj, nga 04 Online është parë si më aktivi brenda Kuvendit të Prizrenit, duke simbolizuar njëkohësisht edhe zërin opozitar në këtë institucion.

DEPUTETËT
Haxhi Avdyli i LDK-së gjatë këtij viti ka qenë zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës sa i përket politikave të shëndetësisë, i cili ka qenë zëri më kritik i këtyre politikave të prezantuara nga ministri në detyrë, Uran Ismajli.

BEFASIA E VITIT 2019
Kur të gjithë kishin fituar besimin se qeverisja lokale në Prizren bazën e ka në Nismën Socialdemokrate, duke e shikuar si një lloj mbrojtësi i pushtetit, 04 Online e ka vlerësuar si befasinë e vitit 2019 momentin kur ky subjekt politik e ka braktisur koalicionin qeverisës.

SHOQËRIA CIVILE
Naim Cahani vazhdon të jetë i padiskutueshëm në promovimin e vlerave të shoqërisë civile, zë i fuqishëm e kritik ndaj pushtetit dhe zhvillimeve në Prizren dhe jo vetëm.

KULTURË
Xhevdet Doda edhe këtë vit për 04 Online është më i miri në fushën e kulturës, përkatësisht si aktori më i mirë./04 Online

Leave a Reply