Ky shkrim të shtin në dhé për së gjalli në përkujtim të familjes 5 anëtarëshe e cila u shua nga një aksident

0
87

Mos më thuani ” Mos u mërzit”, as mos më ngushlloni, as mos guxoni të më thuani ” mos qaj, bëhu e fort” , le të mos vijë më vera , mos të qelin më lulet e KORRIKUT, asnjë shpend mos të fluturoj atë ditë , mos të qeshet as kush në orën 13:20 të gjith le të jen të tmerruar, e duke u rënkuar nga dhimbja që Ata shkuan
Le të ngrihet dhe të ndalohet çdo gjë në 8 Korrikun e veres, le të vyshken të gjitha pemet në atë dit të kobshme.

Le ta mbulon zija, dhe lotet tan ta permbysin vendin, le të bashkohen të gjitha copat e tyera të zemrave tona, e t’a ndjejm sadopak afersin e tyre.
Femijet mos të lozin, as veturat të mos lëvizin atë dit , ju pergjerohem.
Sepse atë ditë, 5 yje u braktisen nga qielli, 5 rrenje u shkulen nga natyra , dhe 5 vena në trupin ton Ndaluan, dhe 5 rrahje tona të zemres i mbuloi dheu.

Edhe 500 vite te tjera zemra nuk do t’a dij më gëzimin e lumturin.
Le të qeshemi, e të ringjallet çdo gjë atë dit kur të bashkohemi me Ata .
Shkruan: Albiona SADIKU

Leave a Reply