Ky ishte plani i ish-zyrtarit jugosllav për t’ia dorëzuar Kosovën Shqipërisë

0
32

Historia është gjithmonë shumëdimensionale. Qëllimi i saj është që të mundësojë që në çdo kohë të shpjegojë dhe qartësojë e jo të gjykojë.

Historia në fakt përfshinë një vorbull faktesh të cilat shpeshherë mes vete bashkërendohen por shpesh edhe bien në kundërshti. Prandaj, çdo fenomen historik që flitet është i mbuluar nga shumë të dhëna, të cilat janë, shpesh dhe kontradiktore. Kjo nënkupton se asgjë nuk mund të shihet në relacionin bardhë e zi.

Disa dokumente të nxjerra nga arkivat e Rusisë dhe Serbisë dhe të paraqitura në librin “Marrëdhëniet jugosllavo-sovjetike 1945-1956”, jo vetëm që flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, bashkëpunimin ekonomik, ushtarak dhe politik të udhëheqjes së tyre por tashmë zbulojnë edhe pikëpamjet dhe besimet e udhëheqësve, pasojat e të cilëve do të ndjehen vetëm disa dekada më vonë, shkruan gazeta serbe Vecernje Novosti, transmeton Reporteri.net.

Raporti i Vladimir Popoviqit, atë kohë diplomat dhe sekretar personal personal i Titos, gjatë një bisede me Stalinin më 19 prill 1947 në Moskë, zbulon disa tema që më pas do të përcaktojnë kursin e historisë. Në këtë bisedë të zhvilluar në vitin 1946 diskutohet për popujt ballkanas, dhe fokus i madh u ipet edhe shqiptarëve.

Gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947 të delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Eduard Kardel, Ministrit të Jashtëm jugosllav Simiq dhe Ambasadorit jugosllav në Moskë, Popoviq, ndër të tjera diskutohet se si Tito ka rënë dakord që t’ia dorëzojë Kosovën, Shqipërisë, transmeton Reporteri.net.

Një vazhdim një pjesë nga biseda:

Stalini:Si i keni punët me shqiptarët? Hoxha u ankua diçka për këshilltarët tuaj politikë në ushtrinë e tij, sikur po spërforcojnë diciplinën?

Kardel: Kjo është diçka e re për ne. Nuk na kanë thënë gjë për këtë.

Stalini: Nga e kanë origjinën shqiptarët?

Kardel: Ata janë pasardhës të ilirëve.

Stalini: Më kujtohet që Tito më ka thënë se janë ngjashëm me baskët.

Kardel: Po, ka të drejtë …

Stalini: Më duket se ai popull janë shumë të prapambetur dhe primitivë.

Popoviq: Por ata janë shumë të guximshëm dhe besnikë.

Stalini: Po, ata mund të jenë besnikë si qentë, ky është një tipar i primitivëve. Tek ne të tillë një kohë ishin çuvashët. Perandorët rusë i merrnin për roje personale.

Kardel: Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë se sa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore tua japim atyre.

Stalini: Shumë mirë, kjo është e drejtë. Dhe si u gjetën shqiptarët në këto troje?

Kardel: Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa një pjesë e popullsisë është asimiluar.

Stalini: Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?…

Biseda në vijim vazhdon për Enver Hoxhën:

Stalini: A njihni mirë Enver Hoxhën? Cili është mendimi juaj për të? A është njeri i ndershëm? A do të qëndrojë me ne deri në fund?

Kardel: Mendimi ynë është se ai është kryesisht i qëndrueshëm dhe i ndershëm. Gjatë luftës u mbajt mirë dhe populli e do. Nuk i mungon arsimimi marksist-leninist. Atje, sipas mendimit tonë, më i miri dhe më i ndershmi është Kiço Ngjela, i cili është punëtor, megjithëse nuk i mungon as arsimimi.

Stalini: Ata diçka kishin mospajtime.

Kardel: Tani kjo është është rregulluar.

Molotov: Unë Hoxhën e kam takuar në Paris. Në shikim të parë është shumë i pashëm dhe një përshtypje të mirë. Është shumë i kulturuar, megjithëse në formimin e tij vërehet ndikimi i Perëndimit. Mendoj se është e saktë ajo që e thotë Kradeli.

Stalini: Pra, mbaruam për sot.

Kardelj: Faleminderit shumë. Përfituam shumë nga kjo bisedë.

Stalini: Nuk ka asgjë për t’u falënderuar. Ende nuk keni marrë asgjë…

Kështu përfunsoi biseda e cila zgjati një orë e njëzet minuta.

Leave a Reply