Kuvendarët e PDK-së në Dragash apelojnë për masa shtesë për parandalimin e COVID-19

0
592

Grupi i Asamblesë Komunale nga radhët e Partisë Demokratike në Dragash shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në shumicën e komunave të Kosovës dhe i propozon institucioneve dhe Shtabit Emergjent në Dragash që të marrin masa shtesë për parandalimin e COVID-19 dhe për t’u lehtësuar jetën qytetarëve, thuhet në apelin e tyre.

“NË MËNYRË RIGOROZE TË JENË VEPRIMET E INSPEKTORIATIT KOMUNAL DHE POLICISË SË KOSOVËS

Nëse Inspektoriati komunal dhe Policia e Kosovës nuk kanë veprime rigoroze nuk mund t’i përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të prekemi edhe ne si komunë nga Covid-19.
Në këtë situatë veprimet e Inspektoriatit dhe Policisë së Kosovës janë të domosdoshme. Të mbyllen ato kafiteri që po operojnë ilegalisht, të dezinfektohen vazhdimisht karrocat në qendrat tregtare dhe në markete, të shtohet kujdesi në furrat e bukës ku bëhet shitja e bukës, këto vende janë burime potenciale të përhapjes së COVID-19.
Të ndalohet grumbullimi i qytetarëve në pika turistike si: Brod, Liqeni i Breznes, shpella e Zgatarit dhe Gjerman.
Të reduktohen hyrje-daljet nga komuna e Dragashit veç në raste emergjente dhe furnizim, dhe të jenë prezent Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore në dy lidhjet e komunës së Dragashit me Prizrenin.

Të lejohet të operojnë veprimtarit kulinare (restaurante, gjelltore, qebaptore) vetëm me porosi gjithmonë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe MSH.

Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në apel./04 Online

Leave a Reply