Reperi Arkimed Lushaj dhe bashkëshortja e tij Kejsi, duket se janë në rrugë të mbarë, dhe po i rregullojnë marrëdhëniet e tyre.
Kejsi ka postuar një foto, ku shfaqej mbështetur në një Corvette të kuq, por në sy bie komenti i Stresit, që duket me nota xhelozie: “Kush t’i bon fotot ty???”
Por e ka ngrohur përgjigja e partneres së tij, që ja shpreh publikisht dashurinë:”Arkimedi im”.
“Ai më takonte me mua në anën lindore. Në qytetin ku dielli nuk perëndon kurrë. Dhe çdo ditë e dini ku udhëtojmë. Përmes prapaskenave në një Corvette të kuqe,”- shkruan Kejsi bashkëngjitur fotos.
Çifti prej kohësh kanë shprehur publikisht se po përpiqen të gjejnë rrugën e përbashkët dhe të rikthehen si partner. Edhe pse larg njëri-tjetrit, ata kanë bërë shpeshherë dedikime dashurie në rrjete sociale. Nëna e Stresit shprehu pëlqimin e saj për Kejsin, dhe tashmë mbetet në dorën e tyre, rikthimi.