Kush janë dy emrat që fshihen pas rrjetit social të Trump?

0
316

Donald Trump ka njoftuar planet për të nisur një platformë të mediave sociale të quajtur TRUTH Social që do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ish-presidenti, i cili u bllokua nga Facebook dhe Twitter në fillim të këtij viti, thotë se qëllimi i tij është të rivalizojë kompanitë e teknologjisë që i kanë mohuar megafonin që ishte kryesorja për ngritjen e tij.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka caktuar dy njerëz të besuar për të drejtuar kompaninë më të re të krijuar, por kush janë ata?

Patrick Francis Orlando, është shefi ekzekutiv i SPAC (kompani blerjesh me qëllim të veçantë) që ndihmoi ish-Presidentin Donald Trump të bënte publike kompaninë e tij të medias dhe teknologjisë dhe është gjithashtu shefi i financave të një firme misterioze me zyra në Wuhan.

49-vjeçari, drejton dy SPAC, të njohura edhe si kompani të kontrollit të bardhë, që synojnë t’i bëjnë kompanitë private të dalin publike përmes bashkimeve dhe blerjeve.

Njëra është Digital World Acquisition Corp (DWAC), ku Orlando është shefi ekzekutiv e cila tronditi Wall Street në fillim të kësaj jave kur njoftoi bashkimin e saj me Trump Media and Technology Group, duke rritur aksionet me afro 1000 për qind.

Ndërkohë, shefi i financave i DWAC është një anëtar i Kongresit të Brazilit dhe princ i vetëshpallur që dëshiron të rikthimin e monarkisë i njohur me emrin Luiz Philippe de Orleans e Braganca.

Përpara se të bëhej një monark jozyrtar në Amerikën Latine, Philippe mori masterin nga universiteti “Stanford” dhe punoi në një bankë investimesh në Nju Jork.

Philippe është shprehur se ashtu si presidenti Trump, beson në tregtinë e drejtë dhe të ekuilibruar dypalëshe, duke investuar në mbrojtje dhe duke mbajtur kufij të fortë”.

Leave a Reply