Kush e harron historinë, i përsëritet ajo!

0
656

Në Prizren nga shumica e qytetarëve, mbahet mend fare mirë qeverisja e PDK-së. Shumë mund dhe djersë është nevojitur për t’i larguar ata nga pushteti. Ishte e vështirë, shumë e vështirë. Ata e donin shumë pushtetin sepse pushteti ua siguronte edhe paratë. Pushtetarët e atëhershëm të Komunës, miqtë e tyre dhe miqtë e miqve të tyre, edhe sot, janë njerëzit më të pasur në Prizren. Pasuria e Prizrenit ishte pasuri e tyre. Ata ishin bërë të pasur për shkak që ishin të pushtetshëm e të korruptuar e jo prej ndonjë superioriteti të ideve të tyre.

Ata gjithashtu ishin imun ndaj ligjeve. Thërrisnin vazhdimisht ” Të gjithë janë të barabartë para ligjit” . Por vetë ata ishin të paprekshëm. Thërrisnin barazi para ligjit , atëherë kur kryenin ndonjë krim. Sepse nuk kishte prokuror që guxonte t’i hetonte. Nëse i hetonte, prokurori hetohej për hetimin. Drejtësi për të gjithë, por jo për të pushtetshmit. Protagonistët e aferës Pronto, e sunduan Prizrenin. E zhvatën paranë publike, e shtypën qytetarin. Privatizuan e keqpërdorën. E kapën çdo pore të shoqërisë. Klientelizmi i tyre, i mbajti në pushtet aq gjatë, derisa Lëvizja i largoi njëherë e përgjithmonë dhe i ndali keqpërdorimet e tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE! erdhi në pushtet në Prizren në nëntorin e vitit 2017. E gjeti Komunën në katrahurë, me borxhe e skandale. Pavarësisht bllokadave, arriti t’i realizonte 96% të zotimeve, sipas GAP. Por, nuk kishte reklamë nga mediat e kapura që ende vazhdojnë t’i shërbejnë regjimit të vjetër.

Nga njëra anë Lëvizja nuk e përsëriste të vërtetën e saj, nga ana tjetër PDK-ja vazhdimisht i përsëriste shpifjet e saj.
Më datën 14 nëntor, qytetarët e Prizrenit i kanë para vetes dy opsione:
Ose të vazhdojnë përpara drejt zhvillimit e mirëqenies, me Albin Kurtin e Mytaher Haskukën, ose të kthehen prapa me Klanin Pronto dhe t’u rikthehet pasuria pushtetarëve dhe mjerimi qytetarëve!

Shkruan: Leutrim FLUGAJ

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply