Kurtulush: Zemra ime vendosi për Suedinë

0
90

Mbrojtësi Edvin Kurtulush ka thënë se e do Kosovën me zemër, por ka arsyetuar vendimin që të luaj për Suedinë. Pasi u ftua nga Kosova A, Kurtulush mori ftesë edhe nga Suedia. Dhe vendosi për Suedinë. Të hënën FIFA dha leje që mbrojtësi 22-vjeçar ta ndryshoi përfaqësuesen. Ai deri më tani ka qenë kapiten i U21 të Kosovës.

“Kam luajtur për U21 të Kosovës. Nuk kam menduar shumë për këtë, por kur erdhi koha për të marrë vendimin (për përfaqësuesen A), më është dashur të mendoj me kujdes. E dua Kosovën me gjithë zemrën time, rrënjët e mia janë prej atje. Por më pas zemra ime dhe ndjenjat e mia të brendshme ishin se është Seudia për të cilën dua të luaj. Kur Janne Andersson dëgjoi për këtë, ajo ndjenjë u bë edhe më e fortë”, ka thënë Kurtulush të hënën për SVT Sport. “Natyrisht, ishte e vështirë pasi kam lidhje të fortë me Kosovën gjithashtu. Por kur më në fund mendova se çka dua, ishte e qartë se është Suedia për të cilën dua të luaj”, ka shtuar mbrojtësi me prejardhje nga Prizreni.

Familja e Kurtulushit fillimisht është vendosur në Turqi e më pas në Suedi. Në Suedi ka lindur edhe babai i tij.

“Përfaqësuesen e kam parë që kur isha i vogël. Të jesh në gjendje të përfaqësosh ekipin kombëtar është një nder i madh dhe e marr detyrën me shumë mirënjohje. Do të thotë vërtetë shumë. Unë vetëm dëshiroj të shkoj atje dhe të takoj të gjithë”, ka shtuar Kurtulush./Koha

Leave a Reply