Kurti vizitoi sektorin Kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës

0
249

Kryeministri, Albin Kurti kaa vizituar sot Sektorin kundër Dhunës në Familje, ku qendër e vizitës së kryeministrit ishin përkushtimi institucional për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje, si dhe veprimet konkrete nga Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se ai ka ritheksuar se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë publike e shoqërore, andaj duhet edhe reagimi i të gjithëve.

Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucionet relevante si: Policia e Kosovës, prokuroria, gjykatat, mbrojtësit e viktimave, qendrat për punë dhe mirëqenie sociale, strehimoret dhe organizatat e grave.

Në vizitën e realizuar së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministren e  Drejtësisë, Nita Shala, njëherit Koordinatore nacionale kundër dhunës në familje, dhe me udhëheqësen e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryeministri u njoftua nga Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Operativë i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, rreth angazhimit dhe planeve për parandalimin e dhunës në familje.

Gjithashtu u theksua se është shumë e rëndësishme që autoritetet përkatëse për mbrojtjen e viktimave të dhunës, të ofrojnë shërbime adekuate në mbështetjen dhe mbrojtjen e grave dhe vajzave në rrezik dhune, veçanërisht në rrethana rënduese kur viktimat mund ta kenë edhe më të vështirë të kërkojnë ndihmë./21Media

Leave a Reply