Kurti: Prioritet do të jetë rritja e buxhetit për Ushtrinë

0
210

Në një takim virtual, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj ka biseduar me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, pjesëtarët e FSK-së, nëntogere Doruntina Bërbatovci, nëntogere Flutura Salihu, kadet Valdrin Selimi, kadet Diar Statovci dhe kadet Shpëtim Halilaj e kanë njoftuar kryeministrin për mbarëvajtjen e studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst.

Duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së oficerëve në Akademinë Ushtrarake në Sandhurst të Britanisë së Madhe, që njihet për traditën ushtarake dhe veçanërisht për nivelin e lartë të edukimit ushtarak, kryeministri vlerësoi punën e shkëlqyeshme dhe të suksesshme të pjesëtarëve në FSK-së në Akademinë Ushtarake Mbretërore.

Leave a Reply