Kurti: Në takimin me Vuçiqin folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe diplomat

0
256

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ku ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, kanë biseduar për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.

“Në takimin me kancelaren Angela Merkel, presidentin Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit e fundit”, ka shkruar ai në Twitter.

Leave a Reply